Tregime të animuara

Njerëzit që doni, të vizatuar.

Tregime të animuara, skena dhe filma të shkurtër të krijuar nga historia juaj. Personazhet vizatohen sipas fotove dhe përshkrimeve që na dërgoni.

Për kë është

Për këdo që ka një histori për të treguar.

Për çiftet, familjet, miqtë e vjetër. Për ata që duan të thonë diçka të rëndësishme me një dhuratë që nuk harrohet.

Raste të përshtatshme

  • Përvjetorë
  • Dasma dhe fejesa
  • Ditëlindje
  • Shën Valentini
  • Kujtime familjare
  • Miqësi të vjetra
  • Lindja e një fëmije
  • Në kujtim të dikujt

Paketat

Zgjidhni sa e gjatë do të jetë historia.

Çmimet janë provizore deri në hapjen zyrtare dhe llogariten gjithmonë në shportë, sipas zgjedhjeve tuaja. Afati i dorëzimit konfirmohet pasi të lexojmë historinë.

Ilustrim: dy personazhe ulur në një kodër nën një diell të ulët, të lidhur nga një vijë e vetme.

Tregim i animuar i personalizuar

Historia juaj, e treguar në një animacion të shkurtër me personazhe që ju ngjajnë.

nga15.000 LÇmim provizor
  • Personazhe të vizatuar sipas fotove dhe përshkrimeve tuaja
  • Skenar i shkurtër i shkruar mbi historinë që na tregoni
  • Muzikë që i përshtatet tonit të tregimit
  • Skedar video në cilësi të lartë, gati për t'u dhuruar

Kohëzgjatja: Rreth 1 minutë · Rreth 2 minuta (+6.000 L)

Formati: Horizontal 16:9, për ekran dhe televizor · Vertikal 9:16, për telefon dhe rrjete sociale · Katror 1:1

Stili vizual: Ilustrim i butë me ngjyra uji · Vizatim me vijë dhe pak ngjyrë · Animacion 2D me ngjyra të ngrohta · Lëreni në dorën tonë

Rrëfimi: Me tekst në ekran · Me zë rrëfimi në shqip (+3.000 L)

Afati i dorëzimit ju konfirmohet me email, pasi të shqyrtojmë historinë.

Fillo me këtë
Ilustrim: një çift që vallëzon nën drita të varura, i vizatuar me vija të ngrohta.

Skenë e animuar

Një moment i vetëm që doni ta shihni të marrë jetë.

nga7.000 LÇmim provizor
  • Një skenë e vetme e vizatuar sipas fotos suaj
  • Lëvizje e butë dhe muzikë e qetë
  • Skedar video, i lehtë për ta ndarë në telefon

Kohëzgjatja: 10 deri në 15 sekonda · Rreth 30 sekonda (+3.000 L)

Formati: Horizontal 16:9, për ekran dhe televizor · Vertikal 9:16, për telefon dhe rrjete sociale · Katror 1:1

Stili vizual: Ilustrim i butë me ngjyra uji · Vizatim me vijë dhe pak ngjyrë · Animacion 2D me ngjyra të ngrohta · Lëreni në dorën tonë

Afati i dorëzimit ju konfirmohet me email, pasi të shqyrtojmë kërkesën.

Fillo me këtë
Ilustrim: një shirit filmi me tre kuadro, një shtëpi, një tryezë familjare dhe një dritare me dritë.

Film i shkurtër i personalizuar

Një film me kapituj, për historitë që kërkojnë më shumë kohë.

nga35.000 LÇmim provizor
  • Skenar me kapituj, i ndërtuar së bashku me ju
  • Disa personazhe të vizatuar sipas fotove tuaja
  • Muzikë dhe rrëfim që i japin ritëm historisë
  • Skedar video në cilësi të lartë për ekran të madh

Kohëzgjatja: 2 deri në 3 minuta · 3 deri në 5 minuta (+12.000 L)

Formati: Horizontal 16:9, për ekran dhe televizor · Vertikal 9:16, për telefon dhe rrjete sociale · Katror 1:1

Stili vizual: Ilustrim i butë me ngjyra uji · Vizatim me vijë dhe pak ngjyrë · Animacion 2D me ngjyra të ngrohta · Lëreni në dorën tonë

Rrëfimi: Me zë rrëfimi në shqip · Vetëm muzikë dhe tekst në ekran

Afati i dorëzimit ju konfirmohet me email, pasi të flasim për historinë.

Fillo me këtë

Çfarë ju duhet

Katër gjëra, dhe pjesën tjetër e bëjmë ne.

Historia
Si u njohët, çfarë ju lidh, momentet që doni të shihen. Shkruani lirshëm.
Njerëzit
Emrat e plotë të çdo personi që do të shfaqet dhe një përshkrim i shkurtër.
Fotot
Disa foto të qarta të fytyrës për çdo person, dhe çdo foto tjetër që ndihmon.
Detajet
Datat, rasti, stili që ju pëlqen dhe çdo gjë që duhet shmangur.

Pas porosisë

Çfarë ndodh pasi dërgoni historinë.

  1. 01

    Ju shkruajmë

    E lexojmë historinë dhe ju kontaktojmë për pyetje dhe për afatin.

  2. 02

    Konfirmojmë

    Pasi bie dakord, porosia konfirmohet dhe fillojmë skenarin dhe personazhet.

  3. 03

    Ju mbajmë në dijeni

    Ju tregojmë ecurinë gjatë punës, që rezultati të jetë ai që prisni.

  4. 04

    Dorëzojmë

    Merrni videon në cilësi të lartë përmes një lidhjeje private.

Si funksionon

  1. 01

    Zgjidhni

    Zgjidhni llojin e tregimit: një skenë të vetme, një tregim të animuar ose një film të shkurtër. Pastaj stilin që ju pëlqen.

  2. 02

    Na tregoni

    Shkruani historinë me fjalët tuaja, shtoni emrat e njerëzve që doni të shfaqen dhe ngarkoni disa foto të tyre.

  3. 03

    Ne vizatojmë

    E lexojmë me kujdes, ju shkruajmë nëse kemi pyetje dhe fillojmë punën me personazhet dhe skenat.

  4. 04

    Ju e dhuroni

    Merrni videon e përfunduar, gati për ta parë bashkë, për ta shfaqur në një festë ose për ta dhuruar.

Koncept ilustrues: një çift i moshuar ulur në një stol nën hënë.
Përvjetori i dyzetë · koncept ilustrues, jo projekt klienti
Koncept ilustrues: një gjyshe dhe nipi në kopsht mes luleve.
Kopshti i gjyshes · koncept ilustrues, jo projekt klienti

Pyetje

Pyetjet më të shpeshta.

Sa kohë duhet që të jetë gati?

Varet nga lloji i tregimit dhe nga gjatësia e historisë. Pasi ta lexojmë, ju shkruajmë me afatin e saktë përpara se të fillojmë punën.

Çfarë fotosh duhet të dërgoj?

Foto të qarta ku fytyrat shihen mirë, mundësisht nga afër dhe me dritë natyrale. Disa foto për çdo person ndihmojnë që personazhet t'ju ngjajnë më shumë. Pranojmë JPG, PNG dhe WebP.

Kush i sheh fotot dhe historinë time?

Vetëm ekipi i Gjurmës që punon me porosinë tuaj. Fotot ruhen në një hapësirë private dhe nuk publikohen kurrë pa lejen tuaj të veçantë.

A mund ta ndryshoj historinë pasi e kam dërguar?

Po. Deri sa të bëni porosinë, mund ta hapni nga shporta dhe ta ndryshoni sa herë të doni. Pas porosisë, na shkruani dhe e rregullojmë bashkë.

Si paguaj?

Për dhuratat fizike paguani me para në dorë kur ju vjen porosia. Për tregimet e animuara, që dorëzohen si skedar video, ju kontaktojmë pas konfirmimit për mënyrën e pagesës.

Si e marr videon?

Ju dërgojmë një lidhje private për ta shkarkuar në cilësi të lartë. Mund ta shikoni në telefon, kompjuter ose televizor.

Po nëse historia është për dikë që nuk jeton më?

Edhe këto histori kanë vendin e tyre këtu. Na tregoni çfarë doni të ruhet dhe ne punojmë me kujdes dhe respekt.

A punoni me klientë jashtë Shqipërisë?

Tregimet e animuara janë dixhitale, prandaj mund t'i porosisni nga kudo. Dhuratat fizike për momentin i dërgojmë vetëm brenda Shqipërisë.