Për 8 Marsin
Një filxhan me portretin tuaj të vizatuar me një vijë, bashkë me një kartë të ilustruar me urimin tuaj të shkruar me dorë.
Dhurata për nënën
Për nënën dhurata më e çmuar është ajo që i kujton njerëzit e saj: fytyrat e fëmijëve, një foto e vjetër e familjes, një histori që e ka treguar njëqind herë.
Ne i kthejmë këto në dhurata që përdoren dhe ruhen çdo ditë, për 8 Marsin, Ditën e Nënës, ditëlindjen ose pa ndonjë arsye.
Dy fytyra të dashura, të vizatuara me një vijë të vetme.
Historia juaj në një libërth të vogël me ilustrime dhe tekst.
Një skenë nga historia juaj, e vizatuar dhe e printuar në letër arti.
Për letrat, biletat dhe fotot e vogla, me emrat tuaj në kapak.
Karta me ilustrime origjinale të Gjurmës, me zarfe.
Historia juaj e vizatuar dhe e animuar, me personazhe sipas fotove tuaja. I merrni si video.
Një filxhan me portretin tuaj të vizatuar me një vijë, bashkë me një kartë të ilustruar me urimin tuaj të shkruar me dorë.
Një libërth me historinë e familjes, ose një printim i ilustruar nga fotoja që asaj i pëlqen më shumë.
Një tregim i animuar për rrugën e familjes, nga fotot e vjetra deri sot. Mund ta shihni të gjithë bashkë në drekën e familjes.
Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani ose shihni të gjitha pyetjet.
Po. Mjafton që fytyrat të shihen mjaft qartë. Nëse fotoja është e dëmtuar, na e dërgoni dhe ju themi çfarë mund të bëjmë.
Çdo dhuratë bëhet me dorë sipas jush, prandaj pas porosisë ju kontaktojmë për detajet dhe ju konfirmojmë afatin e saktë. Porositni disa ditë para datës që të keni kohë të qetë.
Dhuratat fizike i paguani me para në dorë kur i merrni, me dërgesë brenda Shqipërisë. Tregimet dhe filmat e animuar janë dixhitalë: i paguani pasi t'jua konfirmojmë porosinë dhe i merrni pa dërgesë.
Na tregoni për personin dhe rastin. Ju ndihmojmë të zgjidhni dhuratën dhe ju konfirmojmë afatin para se të fillojmë.