Për Shën Valentin
Një skenë e animuar nga një kujtim juaji, me ju të dy si personazhe. E dërgoni si video ose e shihni bashkë.
Dhurata për të dashurin
Parfumi dhe ora i harron shpejt. Por një kujtim i përbashkët i kthyer në animacion, ose fotoja juaj e parë e vizatuar me dorë, mbeten.
Na tregoni një moment që e keni vetëm ju të dy dhe ne e kthejmë në një dhuratë për Shën Valentin, për ditëlindjen ose për përvjetorin.
Një skenë nga historia juaj, e vizatuar dhe e printuar në letër arti.
Dy fytyra të dashura, të vizatuara me një vijë të vetme.
Për letrat, biletat dhe fotot e vogla, me emrat tuaj në kapak.
Karta me ilustrime origjinale të Gjurmës, me zarfe.
Historia juaj e vizatuar dhe e animuar, me personazhe sipas fotove tuaja. I merrni si video.
Një skenë e animuar nga një kujtim juaji, me ju të dy si personazhe. E dërgoni si video ose e shihni bashkë.
Një printim i ilustruar nga fotoja juaj e preferuar, ose një kuti kujtimesh me emrat tuaj për letrat dhe biletat e udhëtimeve.
Një filxhan me portretin tuaj të vizatuar me një vijë, ose historia juaj në një tregim të animuar.
Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani ose shihni të gjitha pyetjet.
Po. Komunikojmë vetëm me ju. Për dhuratat fizike, te arka shkruani adresën ku doni ta dërgojmë, edhe nëse nuk është e juaja.
Çdo dhuratë bëhet me dorë sipas jush, prandaj pas porosisë ju kontaktojmë për detajet dhe ju konfirmojmë afatin e saktë. Porositni disa ditë para datës që të keni kohë të qetë.
Dhuratat fizike i paguani me para në dorë kur i merrni, me dërgesë brenda Shqipërisë. Tregimet dhe filmat e animuar janë dixhitalë: i paguani pasi t'jua konfirmojmë porosinë dhe i merrni pa dërgesë.
Na tregoni për personin dhe rastin. Ju ndihmojmë të zgjidhni dhuratën dhe ju konfirmojmë afatin para se të fillojmë.